Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dënuar sulmet e banorëve serbë në veri të Kosovës ndaj forcave të KFOR-it dhe kërkon që ky agresion të ndalet menjëherë.
“Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara ndaj KFOR dhe medias janë të papranueshme dhe duhet të ndalojnë menjëherë. Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe u uroj shërim të shpejtë ushtarëve të KFOR. Depërshkallëzimi tani është vendimtar. Dialogu me ndërmjetësimin e BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që të sigurojë stabilitet në rajonin tonë”, shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.
Nga incidentet në veri të Kosovës me serbët lokalë kanë mbetur të plagosur 25 ushtarë të KFOR.