Zvicra e nisi mjaft mirë aventurën e saj në kualifikueset e “Euro 2020”. Skuadra e drejtuar nga Petkoviç mundi Gjeorgjinë, në Tbilisi, me rezultatin 2-0.
Helvetët e zgjidhën ndeshjen në pjesën e dytë të saj, kur shënuan të dy golat e fitores. Zuber kaloi Zvicrën në avantazh, ndërkohë që 10 minuta nga fundi i takimit, Zakaria fiksoi shifrat 2-0, pasi dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga portieri gjeorgjian, loria, pas gjuajtjes së Ajetit.
Zvicra është në grupin D të kualifikueseve, së bashku me Gjeorgjinë, Danimarkën, Gjibraltarin dhe Irlandën.
Por, Zvicra është në garë edhe për fitoren e Nations League, duke qenë mes 4 skuadrave të kualifikuara në fazën finale të Ligës A të kompeticionit, një fitore që jep edhe një biletë kualifikimi për në Europian.