Njihet si vend që bashkon besimtarët që adhurojnë Zotin. Disa dhjetëra sosh zgjohen qysh para zbardhjes së ditës për t’iu përgjigjur thirrjes për të praktikuar namazin e sabahut bashkërisht.
Por në Pejë, thirrja nuk u dëgjua më larg se 20 metra tash e dy ditë, pasi hajdutët kanë vjedhur foninë; mikrofonët dhe amplifikatorin . Imami i xhamisë thotë se e ka informuar policinë, por se nuk kë marrë asnjë detaj mbi ecurinë e hetimeve.
Depërtimi i hajdutëve në xhami nuk është kapur as nga kamerat, të cilat nuk janë prezent brenda apo rrethinë. Policia e konsiderojnë vjedhjen si të “rëndë”, ndërsa xhemati thonë se më shumë se e rëndë, ajo është e turpshme.
Xhamitë tash e sa kohë janë bërë cak i vjedhjeve të arkave të bamirësisë apo atyre për mirëmbajtjen e objektit.