Nairo Quintana është ai që kaloi i pari vijën e finishit në etapën e dytë të Xhiros së Spanjës, në Calpe, që ishte 199.6 km e gjatë, duke vijuar shkëlqimin në çiklizëm për këtë vit.
Quintana, pjesë e skuadrës së Movistar e siguroi këtë fitore në 3 kilometrat e fundit pas një shkëputje së bashku me 5 çiklistë të tjerë.
Koha e përshkuar nga kolumbiani për të fituar këtë etapë ishte 5 orë 11 minuta e 17 sekonda, 5 sekonda më e shpejtë se ajo e irlandezin Nicolas Roche në vendin e dytë, ndërkohë që vendi i tretë ishte pikërisht për Roglic i cili në etapën kronometër ekipor u bë protagonist i një rrëzimi së bashku me disa anëtarë të tjerë të skuadrës së Jumbo-Visma. Nuk shkoi më shumë se vendi i 10 Alejandro Valverde që shihet si një prej kandidatëve për të fituar me spanjollin që pati një kohë 37 sekonda më të lartë se shoku i tij i skuadrës, Quintana.
Pas etapës së dytë, kryesimin në renditjen e përgjithshme e mori pikërisht Roche i ndjekur në vendin e dytë nga Quintana dhe në të tretin nga çiklisti tjetër kolumbian Rigoberto Urban.