Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi se dosja e aplikimit për njohjen e xhubletës si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO është pranuar.
Margariti shprehet se xhubleta tashmë është pjesë e listës dhe si e tillë do të ketë edhe mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare.
“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”
Xhubleta, veshje tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.