Politika YAHOO: Skënder Gjinushi mes liderëve që qëndruan në detyrë vetëm disa orë

YAHOO: Skënder Gjinushi mes liderëve që qëndruan në detyrë vetëm disa orë

Gjiganti YAHOO në seksionin e lajmeve ka publikuar një video ku tregohen se cilët janë liderët që kanë shërbyer për periudhën më të shkurtër në detyrë.

Ajo që bie në sy është se përveç disa liderëve botërorë, është edhe Skënder Gjinushi, i cili aktualisht është kryetar i një partie joparlamentare si PSD-ja-raporton DITA.

Udhëheqësit botërorë që kanë gjetur veten në krye të vendeve të tyre për periudhën më të shkurtër, disa vetëm disa orë”, thuhet në video.

“Në vitin 1997 kur Sali Berisha kishte dhënë dorëheqjen si President, vendin e tij e zuri Skënder Gjinushi, i cili mbante postin e kryeparlametnarit. Kjo zgjati vetëm pesë orë sa në krye të shtetit u zgjodh Rexhep Meidani,” thuhet në videon e YAHOO.