Tatuazhe, politikë, para dhe ritualet. Sekretet e fuqishme të “Gomorës” japoneze, që konsiderohet një nga organizatat më të pasura kriminale në botë.
Ajo që të bën më shumë përshtypje për Jakuzan, mafian japoneze, është se kapot dhe shumë anëtarë të saj qarkullojnë të lirë. Ky grup kriminal, nga më të frikshmit dhe më të pasurit në botë, është unik: investon si në aktivitetet e jashtëligjshme ashtu dhe në ato të ligjshme.
ORIGJINA. Origjina e Jakuzas është pak e qartë. Sipas gojëdhënave është formuar nga grupi i Ronin, samurajit pa padron, që i ofronin mbrojtje fshatrave nga banditët. Por thuhet se është krijuar në vitin 1700 nga bashkimi i lojtarëve të kumarit dhe shitësve ambulantë. Kodi i nderit që Jakuza kishte, që kaloi dhe në ditët moderne, kishte tre pika kryesore:
1 – Mos prek gruan e tjetrit
2 – Mos i përhap sekretet e organizatës
3 – Ji besnik shefit tënd. (Ky parim ishte marrë nga kodi i samurajit)
Sipas shkrimtarit Atsushi Mizoguchi, emri vjen nga kombinimi i tre fjalë: ya (“tetë”), ku (“nëntë”) dhe za (“tre”), rezultati i humbjes në një lojë letrash që quhet Hanafuda, lojë popullore në strofkat e kontrolluara të kumarit nga mafia japoneze tre shekuj më parë.
SI TA NJOHIM NJË ANËTAR TË JAKUZAS? Si shenjë ndaj besnikërisë së të zotit, një Jakuza mund edhe të presë gishtin, duke nxjerrë gjak, një ritual që quhet Yubitsume. Pra duart janë një tregues. Mafiozët Jakuza janë gjithashtu të njohur për tatuazhet e ndërlikuar në të gjithë trupin. Kjo është një arsye pse tatuazhet janë të stigmatizuar në Japoni. Në vitet e fundit Yakuza-t janë “normalizuar”, për të shmangur vëmendjen e policisë.
TATUAZHET. Tatuazhi ishte fillimisht një formë dënimi që është përdorur për të shënuar lëkurën e kriminelëve, me vija të zeza në krahë. Ato të anëtarëve të Yakuza-s janë bërë shpesh nën lëkurë duke përdorur mjete të punuara me dorë dhe jo-elektrike me hala bambuje apo çeliku të mprehtë. Procedura është shumë e shtrenjtë, e dhimbshme, dhe kjo mund të marrë vite për të përfunduar.
ÇFARË BËN JAKUZA EKZAKTËSISHT? Zhvatje, pastrim të parave, prostitucion, bixhoz, drogë dhe trafikim të armëve, si dhe krimet financiare. Pastaj kanë edhe të ashtuquajturat aktivitete ligjore: Agjencitë e Filmave , vlerat e këmbimit valutor, etj. Yakuza, sipas disa vëzhguesve, do të sigurojë fuqi punëtore të industrisë bërthamore japoneze dhe do të angazhohen edhe në përpjekjet për të ndihmuar njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore, si tërmetet dhe tsunami.
FAMILJET. Yamaguchi-gumi është familja më e madhe Yakuza në Japoni, dhe është themeluar në Kobe në vitin 1915 si një shoqatë e punëtorëve në bankën e të akuzuarve. Në vitin 1943 kishte vetëm 25 anëtarë, kurse tani rreth 30 mijë në të gjithë botën. Familja Yamaguchi vepron ndërkombëtarisht dhe është sanksionuar nga ana e qeverisë amerikane, për të goditur krimin e organizuar. Sipas revistës Fortune, kjo familje ka një pasuri prej 80 miliardë dollarë, duke e bërë atë një nga organizatat më të pasura kriminale në botë.
STRUKTURA E PUSHTETIT TË YAKUZAS. Është një strukturë tipike piramidale, me udhëheqësit në krye dhe në fuqinë e përhapur në mesin e ndihmësve të bazës, të zgjedhur me besnikëri dhe bindje.
SEKSIZMI. Jakuza është e populluar pothuajse tërësisht nga meshkujt, dhe ka shumë pak gra të përfshira në grup. Gratë Yakuza quhen “Ane-san”, që do të thotë motra. Është thënë se në total Yakuza përdor 100.000 të përfshirë.
LEXUESIT BESNIKË. Në vitin 2013, Yakuza ka publikuar edhe një revistë: Yamaguchi-gumi Shinpo. Ndër faqet e saj kishte poezi, artikuj për peshkim dhe ftesat për lexuesit në vepra të mira. Revista është shpërndarë në mesin e anëtarëve në një përpjekje për t’iu kundërvënë publicitetit të keq që rrethon organizatën pas disa arrestimeve.
KATANA. Shpata tradicionale japoneze e përdorur fillimisht nga samurai, ende luan një rol të rëndësishëm në Yakuza. Një numër i madh njerëzish, duke përfshirë edhe disa politikanë të shquar dhe biznesmenë janë vrarë nga Yakuza me shpatë. Në vitin 1994, për shembull, Juntaro Suzuki, Zv/President i Fuji, u vra me katanan e tij, pasi ai refuzoi të paguajë ryshfet.
KUFIRI I RI I JAKUZËS DHE AMERIKA. Në vitet e fundit, ato kanë rritur aktivitetet e Jakuza në Shtetet e Bashkuara. Shumica janë në Hauai, kufirin tokësor mes SHBA dhe Japonisë. Por janë raportuar edhe aktivitete të dyshimta në Kaliforni, Nevada dhe Nju Jork, ku këtë vit Yakuza ka fituar tashmë rolin e “shejtanit”.