Ylli i serialeve turke dhe ish-Miss Turqia Amine Gulse, u martua këtë javë me futbollistin e njohur të Arsenalit Mesut Ozil.
Ceremonia ekskluzive u mbajt në hotelin “Four Seasons” në Stamboll, ku çifti mori bekimin e vetë presidentit Rexhep Taip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine.
Madje, Mesut Ozil-i u kritikua nga shefja e stafit të kancelares gjermane Angela Merkel, për ftesën që i bëri Erdogan-it. Helga Braun u shpreh se edhe pse e kuptonte natyrën “private” të vendimit të tyre, përsëri nuk ishte dakord me mesazhin që përcjellin dy personazhe kaq të dashur nga publiku sa futbollisti dhe aktorja e njohur.
Kujtojmë se Gjermania, vendi ku jeton Mesut Ozil, e ka kritikuar ashpër politikën e Erdogan-it si dhunuese e të drejtave themelore të individit.
Ishte një dasmë tradicionale turke.
Amine dukej e mrekullueshme me një kurorë në kokë.
Nusja u mor me aheng dhe shumë të ftuar.
Ceremonia e martesës ndodhi në sfondin blu të bregdetit, me një pamje si në përralla ose si nëpër telenovela turke.
Mesut Ozil dhe Amine Gulse kishin 5 vite të lidhur, që në 2014-ën.