Që do t’i rikthehej profesionit të tij, ishte një nga alternativat e propozuara nga Ylli Manjani në konferencën e tij të fundit, pasi u shkarkua si ministër i Drejtësisë nga kryeministri Edi Rama, por duket se këtë deklaratë ka filluar ta vërë në zbatim.
Balkanweb raporton se emri i ish-ministrit të Drejtësisë është në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Dhomës së Avokatisë, siç tregohet edhe në këtë dokument.
Nuk dimë nëse me këtë veprim ai po i thotë lamtumirë politikës, por që po i rikthehet Avokatisë nuk kemi më dyshime.