Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është ndalur një ditë më parë në Jug të Shqipërisë dhe pikërisht në Vuno për një pushim të shkurtër. Në faqen e saj në Instagram, diplomatja amerikane ndan disa momente nga takimi me banorët e zonës, ku shprehet se shkoi në këtë fshat për një kafe dhe përfundoi duke pirë uzo me ta.
“Si shumë njerëz në Shqipëri dhe në Evropë, unë jam duke bërë pushim të shpejtë për t’u rikarikuar. Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur. Unë e vlerësova atë që mësova për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedën për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!”, shkruan ambasadorja përkrah disa fotove.
View this post on Instagram