Politika Yuri Kim: Veç Reformës në Drejtësi, ja ç’synon tjetër misioni im në...

Yuri Kim: Veç Reformës në Drejtësi, ja ç’synon tjetër misioni im në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, tha se e kishte entuziazmuar fakti i bashkëpunimit politik shqiptar gjatë krizë pandemike, referuar dy mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Pandemia tregoi se liderët politikë – Presidenti Meta, Kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha –  janë të aftë të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të bashkohen, nëse dëshirojnë. Shpresoj se do të shohim më shumë shembuj të këtij lloj udhëheqjeje”, tha ajo në një intervistë për gazetën shqiptaro-amerikane Illyria.

Edhe Kim i qëndron mendimin se Shqipëria e kaloi me sukses krizën në kulmin e saj. “Unë mendoj se rezultatet flasin vetë. Numri i infeksioneve të reja po zvogëlohet, siç është edhe numri i personave në kujdes intensiv. Unë do të thoja që qeveria meriton vlerësim, por gjithashtu do të thosha që ka vlerësim për të tjerët, veçanërisht popullin shqiptar dhe mbi të gjitha mjekët dhe infermierët e Shqipërisë”, theksoi gruaja që përfaqëson Uashingtonin në Tiranë.

Ndërsa duke folur për objektivat e misionit të saj në Shqipëri, veç Reformës në Drejtësi, ecurisë dhe efektshmërisë së saj, diplomatja amerikane veçoi një marrëdhënie sa më të ngushtë tregtare mes dy vendeve.

“Unë dhe ekipi im kemi synime të përcaktuara nga qeveria amerikane dhe ata përqendrohen në tre përparësitë që përmenda. Do të dëshiroja që Shqipëria të bëhej një aleat më i fortë i NATO-s. Do të dëshiroja të shoh zbatimin e papenguar të Reformës në Drejtësi, sado e vështirë të jetë. Do të doja të shihja më shumë biznes midis SHBA-së dhe Shqipërisë”, tha ndër të tjera ambasadorja Yuri Kim.