Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sulmoi Bullgarinë pas pengesës së nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Javën e kaluar shkuam në Sofje me dorë të shtirë për të gjetur zgjidhje. Edhe pse bëmë një hap pozitiv përpara, fatkeqësisht kolegët bullgarë nuk ia dolën të mbledhin fuqi të mjaftueshme për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një mesazh i keq për të gjithë rajonin. Vota bullgare nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira gjyqësore. Integrimi europian nuk mund të jetë peng i çështjeve dypalëshe. Negociatat me BE nuk duhet të shndërrohen në negociata me Bullgarinë. Në këtë kornizë nuk duhen vendosur çështje dypalëshe, ky është një qëndrim i rrezikshëm. Identiteti kombëtar maqedonas nuk mund të jetë temë e negociatave”, tha Zaev në një forum ekonomik në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku ishte i pranishëm dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama
“Kjo e gjitha nuk është e drejtë edhe për Shqipërinë. Siç e tha dhe kryeministri Rama, ne e dimë që nuk do bëhemi anëtarë që nesër, por është e rëndësishme që të vijoje procesi i reformimit nën vëzhgimin e BE-së. Ky vendim vetëm sa të do të shtojë euroskeptikët dhe do t’u japë zë atyre”, theksoi Zaev.
Megjithatë, ai shtoi se kjo “jo” nuk do të ndërpresë përpjekjet e dy shteteve. “Ne jemi Europë, pavarësisht nëse Europa do t’ia dalë t’i mënjanojë bllokadat, ose jo”, tha Zaev në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Rama në Shkup.
Ai bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit. “Kemi ide të përbashkëta, sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta me popujt tanë vëllazëror të rajonit. Këtu jam me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se duhet t’i bashkojmë edhe më shumë popujt tanë”, tha Zaev.
Kritika erdhën nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cila tha se vendimmarrja me konsensus në Bashkimin Europian është problemi kryesor për BE-në dhe se pa e ndryshuar këtë rregull, BE nuk mund të bëhet një “lojtar gjeopolitik”. “Kjo gjithashtu çon në një rritje të euroskepticizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Maqedoni të Veriut në veçanti, por edhe në vetë BE-në, që është shkatërruese”, ka thënë Pendarovski.