I forti i kaosit të vitit 1997, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani i Çoles në Vlorë, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Korçës, megjithëse është i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje. Kërkesa që mbart shpresën e Zanit për t’u liruar nga burgu i Drenovës, është depozituar në gjykatë pak ditë më parë dhe deri tani janë zhvilluar edhe dy seanca gjyqësore.
Kërkesa për lirimin para kohe, po shqyrtohet nga gjyqtari Seljadin Pysqili, që ende nuk ka marrë një vendim.
Çaushi përmes avokatit të tij mbrojtës, pretendon se ka kryer 25 vite dënim, si dhe është babai i dy fëmijëve të mitur për të cilët duhet të kujdeset. Po kështu, burime nga Gjykata e Korçës bëjnë me dije se procesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve, me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht. Seanca e radhës do të zhvillohet më 17 Korrik.