Politika Zbardhen detaje nga Kongresi i socialistëve që do zhvillohet më 23 mars

Zbardhen detaje nga Kongresi i socialistëve që do zhvillohet më 23 mars

Prezantimi i kandidatëve për kryetar bashkie nuk do të bëhet në kongresin 23 marsit të Partisë Socialiste.

Ata që do të ngjiten për të folur, do të jenë kandidatë të konfirmuar ose të rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër.

Mes emrave në listë është ai i Pjerin Ndreut, të cilin Rama në Lezhë nuk e zyrtarizoi gjate turit për “Bashkinë që duam”.

Bashkë me të, në podium do të ngjitet edhe Gledian Llatja, Prefekti i Qarkut Elbasan, që ka shprehur ambicien për Bashkinë.

Ndërsa për dy Bashkitë e tjera të mëdha, atë të Shkodrës dhe të Durrësit, nuk ka ende asnjë vendim.

Po të shtunën, Erjon Veliaj do të nisë fushatën paraelektorale në sheshin “Nënë Tereza”, me synim rikonfirmimin, ndërsa do të publikohen edhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë.

Punimet e kongresit do të vijojnë deri në orën 17:00, ndërsa kryesocialisti do të mbajë fjalën rreth mesditës.

Tema të tij do të jenë edhe bashkëqeverisja, pakti për universitetin dhe reforma zgjedhore, si edhe mesazhet për krizën politikes pas djegies së mandateve nga opozita.