Politika KQZ i jep mandatin 3 deputetëve të rinj nga LSI, njoftohen 18...

KQZ i jep mandatin 3 deputetëve të rinj nga LSI, njoftohen 18 të tjerë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kalojë mandatet tre deputetëve të LSI, Ralf Gjonit, Nimet Musait në Fier dhe Enada Koçiraj në Vlorë.

Betimi i tyre do të bëhet në seancën e kësaj të enjteje në Parlament.

Në total, numri i ligjvënësve shkon në 96, 11 prej të cilëve opozitarë të rinj vetëm nga LSI.

Ndërkaq, KQZ konfirmon se u janë bërë njoftimet nominale 18 emrave të rinj për marrjen e mandatit të deputetit.

Ata kanë 10 ditë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.