Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Egnatia”, duke vënë në pranga një person, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së katër banesave në kryeqytet.
Në pranga është vënë shtetasi i G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimit , bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të 4 rasteve të vjedhjes së banesave nga ky shtetas dhe konkretisht:
Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.
Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.
Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.
Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z. Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.