Kryesore Alvin Berisha shpëtohet nga ferri sirian

Alvin Berisha shpëtohet nga ferri sirian

Vogëlushi Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i të burgosurve Al Hol dhe ndodhet në Damask.

11-vjeçari që preku zemrat e të gjithëve më në fund ka dalë nga ferri i kampit sirian.

Gjysmë hëna në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar kanë arritur të shpëtojnë 11-vjeçarin.

Babai i vogëlushit, Afrim Berisha ka konfirmuar se ka biseduar në telefon me të birin mbrëmjen e së mërkurës dhe i ka thënë se është mirë.

Pritet që se shpejti Avini të dërgohet në Romë, ku do të bashkohet me familjen e tij.

Alvini qendronte i burgosur në kamp, ndërsa ishte i plagosur në këmbë si pasojë e një shpërthimi. Në këtë shpërthim humbi jetën edhe nëna e tij.