Policia ka marrë dëshminë e vajzës nga Shkodra e cila kishte marrë me qera hyrjen ku qëndronte i strehuar Orges Bilbili në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Ai ndodhet në burg për akuzën vrasje e cilësuar të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje.
Nga dëshmia e saj mësohet se vajza ka qenë në një lidhje me shokun e Anterio Kaloshit, të cilin ajo e njihte me emrin Mario.
“Para disa muajsh jam njohur në rrjetin social Facebook me Anterio Kaloshin. Nuk e dija identitetin e tij të saktë. Ai më është prezantuar me emrin Mario. Në Tiranë vija shpesh dhe shtëpinë e kemi gjetur marrë me qira për tu takuar me Anterion”.
Vajza mohon të ketë njohje me Orges Bilbilin.
“Nuk e dija dhe nuk kam patur asnjë dijeni për personin që ju po më pyesni. Këtë person as nuk e njoh dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë. Edhe me Marion (Anterio Kaloshi) nuk kemi biseduar ndonjëherë për shoqërinë që ai ka patur me Orgestin”, mësohet të ketë thënë vajza.
Si u ndalua Bilbili
30-vjeçari u plagos me 10 prill nga efektivi i Shqiponjave teksa u pikas te lëvizte në zonën e Xhamllëkut. Ai ndodhet në burg për akuzën vrasje e cilësuar të mbetur ne tentative ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Efektivi i policisë deklaroi se kishte dyshuar tek Orgesi pasi ai po lëvizte me kapuç.
Ai i kërkoi të ndalojë pastaj i ka kërkuar dhe të tregonte çfarë mbante në çantë, po Bilbili ka tentuar të largohet duke i drejtuar armën, në këtë moment polici ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas drejt tij, duke e lënë të plagosur.