Policia ka nxjerrë nga deti tre fuoristradat që u gjenden disa metra në thellësi të detit në zonën e Plazhit të Ri në Vlorës. Makinat tërhoqën vëmendjen e medias dhe opinionit publik pasi dyshimet e para lidheshin me ndonjë tentativë për të trafikuar lëndë narkotike.
Në vendngjarje mbërritën uniformat blu të cilat sekuestruan skafin dhe morën në pyetje njërin prej pronarëve të mjeteve.
Mësohet se ai ka deklaruar se pasi u bllokua mjeti i parë, u futën dy makinat e tjera në det për t’i ardhur në ndihmë, por që dhe ato ngecën. duke shkaktuar një situatë të pazakontë në Vlorë.
Pavarësisht deklarimeve po vijojnë hetimet për të parë nëse makinat mund të jenë bllokuar gjatë një tentative për të transportuar lëndë narkotike drejt Italisë.