Zbardhet vrasja e shqiptarit Armando Beqiri në 13 Shkurt të këtij viti në Islandë. Sipas autoriteteve vendase autori i krimit është një shqiptar tjetër i identifikuar si Angjelin Stërkaj, 35 vjeç tashmë i arrestuar.
Policia islandeze sqaroi se autori ishte identifikuar nga kamerat e sigurisë që fiksuan ekzekutimin ndodhur para shtëpisë së viktimës.
Sipas policisë islandeze, shkak për krimin është prishja e pazareve të paligjshme. Policia vendase tha se autori ka jetuar me një identitet tjetër në Islandë prej 7 vitesh dhe se kohët e fundit kishte pasur një konflikt të hapur me viktimën.
Armando Beqiri ishte pronar i një kompanie të ruajtjes së sigurisë.