Zbërthehen disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila humbi jetën pak ditë më parë në mënyrë misterioze.
Megjithëse në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’.
Ajo çfarë e mbush me më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur simbole misterioze të bëra me lapostil të kuq.
Në fotot më poshtë janë disa nga shenjat dhe tatuazhet e çuditshme, që janë gjetur në trupin e 23-vjeçares.
Nga zbërthimi ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune.
Përkatësisht, kuptimi i tyre është:
Tiëaz – shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet
Odal – romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar
Algiz – pamje sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet
Ndërkohë, policia ka ushtruar sërish kontroll në banesën e vajzës, duke analizuar gjithë sendet e saj personale për të zbuluar të dhëna që mund t’i japin shpjegim simboleve.