Bota 9 të vdekur në SHBA, pasi punonjësi i transportit publik hap zjarr...

9 të vdekur në SHBA, pasi punonjësi i transportit publik hap zjarr ndaj kolegëve

Të mërkurën, një punonjës i transportit publik hapi zjarr ndaj kolegëve të tij në një oborr hekurudhor në Kaliforninë veriore, bënë me dije autoritetet.

Si pasojë, nëntë njerëz kanë vdekur dhe bashkë me ta edhe autori i ngjarjes, Samuel Cassidy, një punonjës i Autoritetit të Transportit në Luginën Santa Clara.

Të shtënat ndodhën rreth orës 6:34 të mëngjesit, duke vënë në pikëpyetje të madhe sigurinë e zonës dhe besimin tek zbatimi i ligjit.

“Nëntë njerëz u vranë, duke mos përfshirë vrasësin”, deklaruan autoritetet e Santa Clara.

Sherifi i kësaj zone, Laurie Smith deklaroi se viktimat u gjetën në dy ndërtesa, që do të thotë se Cassidy “ka shkuar nga ndërtesa në ndërtesë”.

Sipas tij, autori kishte dy pistoleta gjysmë automatike dhe 11 karikator të mbushur. Hetuesit janë duke ndjekur pistat për të kuptuar nëse vrasja është kryer duke pasur në shënjestër ndonjë  kolegë në veçanti, por motivi është ende i paqartë.

“Çfarë mund ta shtyjë dikë të ndërmarrë një veprim të tillë? Në këtë pikë, nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje”, – u shpreh Smith.