Foto të pabesueshme janë shkrepur brenda një miniere në një mal në Uells, e cila njihet me emrin “Shpella e shpirtrave të humbur”.
Miniera është braktisur që prej vitit të largët 1960 dhe që prej asaj kohe nuk është shfrytëzuar më.
Por eksploruesi britanik Gareth Owen bëri një zbulim të rrallë në brendësi të kësaj miniere.
Në një thellësi rreth 200 metra, ai shikoi një rreze drite që depërtonte mes një të çare dhe uji i kaltër në fundin e minierës. Por ajo që ishte më e befasishme për të: miniera ishte kthyer në një “varrezë” makinash.
Ai shkrepi foto brenda kësaj miniere dhe mbi të tjerat qëndron një makinë “Ford Cortina”, e cila ka ruajtur edhe ngjyrën e saj blu.
Kjo minierë në Uells ishte hapur në vitin e largët 1836 dhe është mbyllur më 1960-ën, duke u braktisur.
Më pas, ajo është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash për banorët, e në fund në një varrezë makinash!