Njeriu neandertal jetonte rreth 38 vjet, ndërsa një mamuth 60. Përllogaritja me saktësi të lartë është realizuar me orën genetike, një pajisje me 42 akrepa që analizon 42 gene, të cilat bëjnë të mundur përcaktimin e jetëgjatësisë së gjallesave moderne, por edhe atyre të zhdukura. Studimi është kryer nga kërkuesit australianë të Organizatës për Kërkimin Shkencor dhe Industrial të Commonwealth dhe është publikuar në revistën Scientific Reports.
Ky instrument është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për të kënaqur kuriozitetin për të kaluarën, por edhe për të bërë një parashikim për speciet në zhdukje.
Mënyra shkencore është eksperimentuar mjaft herë, edhe me kafshët e njerëzit modernë, duke i përdorur si pikë referimi. Më pas janë fokusuar tek njeriu i parë që populloi Evropën, neandertali, gjithashtu edhe njeriun e Denisovës. Rezultoi se të dy këta kishin një jetëgjatësi rreth 38 vjet.
Njeriu neandertal ishte i ngjashëm me Homosapinesin nga rrjedh njeriu modern dhe mendohet se ka jetuar në kontinentin e vjetër, rreth 200 mijë deri në 40 mijë vjet më parë.