Kuriozitete Zbulimi në Spanjë: Njerëzit mund të kenë pasur periudhë letargjie

Zbulimi në Spanjë: Njerëzit mund të kenë pasur periudhë letargjie

Më shumë se 400 mijë vjet më parë, njerëzit mund t’i kenë mbijetuar periudhave shumë të ashpra dimërore, duke kaluar në gjumë disa muaj të vitit, kanë zbuluar ekspertët e fosileve.

Provat e reja janë gjetur nga kockat e zbuluara nga një varr në veri të Spanjës. Këto fosile datojnë 400 mijë vjet më parë nga Neandertalët e hershëm ose paraardhësit e tyre dhe tregojnë se për muaj të tërë është ndaluar procesi i rritjes së kockave.

Studiuesit argumentojnë se shenjat e dëmtimit në kocka janë të njëjta me kafshët që kalojnë në gjumë letargjik.

Ekspertët i bazuan përfundimet e tyre në fosilet e gjetura nga shpella Sima de los Huesos në Spanjë, i cila vlerësohet se mban “thesare” të rëndësishme të paleontologjisë së botës.

Aty janë gjetur dhëmbë dhe kocka që datojnë më shumë se 400 mijë vjet më parë.