Pas ditësh pritje më në fund Nasa ka dalë në konferencë për shtyp për të dhënë zbulimin e madh.
Shkencëtarët kanë zbuluar një sistem të ri diellor me shtatë planetë të ngjashëm me Tokën ku mund të zhvillohet jetë.
Të paktën 3 nga 7 planetët e gjetur kanë një masë të përafërt me Tokën dhe temperaturë të përshtatshme për lulëzimin e jetës.
Thuhet se ata në sipërfaqen e tyre duken dhe oqeane.
Është e mrekullueshme sa i ngjashëm është ky sistem i ri diellor i zbuluar me Tokën, deklaroi Nasa.
Mendohet se së shpejti shkencëtarët do mund të gjejnë prova se jeta në këto planete ekziston.
Shkenca e ka cilësuar këtë zbulim si mjaft të rëndësishëm në kërkimin e jetës në Univers.