Aktualitet Zbulohen 30 granata në Përmet, dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës...

Zbulohen 30 granata në Përmet, dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së II Botërore

Rreth 30 granata që dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në fshatin Ballë të Përmetit.

Granatat u gjetën në afërsi të banesës së 50-vjeçarit A.K., i cili i konstatoi teksa po kryen punime ndërtimi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.