Para fillimit të ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit, tifozeritë e të dyja ekipeve janë përleshur mes tyre, pas portës.
Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të ulur tensionet dhe për t’u normalizuar situata.
Mësohet se arsyeja e këtij sherri masiv është, fonia e stadiumit, e cila është vendosur pranë tribunës ku qëndron tifozeria e Partrizanit.
Kjo gjë ka irrituar ata që kanë zbritur dhe kanë dashur ta heqin. Tifozët e Tiranës janë futur gjithashtu, dhe kaq është dashur të plasi me tifozerive, shkruan Panorama.