Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar do të firmosë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një dekret kundër “grushtit të shtetit”.
Në fakt, bëhet fjalë për kthimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që sipas ligjit të miratuar pak ditë më parë në Parlament, jo detyrimisht duhet të betohen para Presidentit për marrjen e detyrës.
Nga ana tjetër, Meta në fjalimin që do të përmbyllë tubimin pritet të japë dhe një ultimatum për dekretimin për shpërndarjen e Parlamentit. Nuk dihet nëse ky ultimatum do të ketë lidhje me rishikimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve apo do të jetë një tjetër “kusht” që Meta do të vendosë.
Ndërkohë, Policia e Shtetit thotë se nuk ka informacion për trazira të mundshme gjatë protestës.