Shtypi grek ka publikuar shënime nga ditari i Karolinës, 20-vjeçares me origjinë britanike në Greqi që u vra nga burri i saj pilot, Babis Anagnostopoulos 32 vjeç.
Në këto shënime ajo flet për një raport të trazuar mes saj dhe bashkëshortit me profesion pilot. Ajo shkruante për grindje të vazhdueshme, faktin që kishte humbur një fëmijë gjatë shtatzënisë dhe çrregullimet e saj hormonale.
Ditari i mbajtur nga Caroline 20-vjeçare do të zbulonte në polici të vërtetën në lidhje me gjoja marrëdhëniet idilike të çiftit. Ato nuk ishin aspak të tilla. Madje se ishin të tensionuara, me dyshim se të dy vuanin nga neuroza.
Një martesë që rrezikonte të prishej në çdo moment dhe e vetmja arsye që u mbajt ishin stereotipet shoqërore. Ishin pikërisht ato që e mbanin vajzën fatkeqe të lidhur me marrëdhënien e saj “të keqe” me pilotin 32-vjeçar. Dashuria e saj për të dhe frika se fëmija i saj do të rritej pa të dy prindërit, bllokuan Caroline 20-vjeçare në një martesë që e bënte atë gjithnjë e më të palumtur çdo ditë.
Më 15 Nëntor 2019, Karolina shkruante në ditar: “Jam 18 vjeç dhe dua të provoj të bëj fëmijë. Babit (burrit) nuk i kam thënë akoma. Sot u përleshëm dhe i thashë që nuk ka problem që humbëm fëmijën tonë sepse nuk është e nevojshme që të takoj familjen e tij. U pendova që e thashë këtë. Në thelb unë dua që ta lëndoj sa më shumë të mundem. Jam shumë e lënduar, shpesh e nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek ai. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu, por ndonjëherë nuk e kupton se për çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që dua është që ai të jetë pranë meje”.
Në një tjetër shënim, ajo shkruante: “Dje u zumë sepse hormonet shpërthyen. I bërtita, e godita dhe i thashë që nuk e dua fëmijën tonë. Dje nuk folëm fare dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur. Sigurisht që nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për të është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Jam shumë e ndikuar nga hormonet e mia saqë Babis (burri) duhet ta dijë. Por më vjen turp t’i them. E di që do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Problemet e mia hormonale janë të miat”.
Më 30 Dhjetor 2019, Karolina shkruan për një sherr me bashkëshortin: “Sot u përlesha me Babis. Pak pasi hëngrëm mëngjes, e godita, i bërtita dhe shkova në zyrë. Gjithë ditën më pyeste çfarë doja të haja. Nuk hëngra asgjë. Isha shtrirë në krevat dhe nuk mund të fle. Dola në ballkon dhe qaja se nuk isha mirë”.
Në një tjetër shënim të datë 31 Dhjetor 2019, 20-vjeçarja shkruante: “Sot u përlesha përsëri me të. Këtë herë më shumë. E godita, e mallkova, theva dhe derën. Doja vetëm që kur u zgjova të më pyeste nëse isha mirë. U zgjova e dobët dhe e lodhur. Por mendoj të iki te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis. E dua aq shumë saqë nuk mundem ta lë dhe as që kjo marrëdhënie të më lëndojë”.
Më 3 Korrik 2020, Karolina shkruante në ditarin e saj: “Sot e vogla ime mbushi 1 muaj dhe sot është dita kur i thashë Babit (burrit) që dua të largohem nga shtëpia. U ndjeva keq. Fillova të kërkoja shtëpi. Gjeta pikërisht atë që kërkoja. Kur ai u kthye nga spitali më pyeti nëse doja të divorcohesha. Nuk iu përgjigja. Pasi qava i thashë se para se të mbetesha shtatzënë, mendoja që ta lija por më pas mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me të që vajza ime të mos rritej pa dy prindërit e saj”.