Opozita ashtu siç edhe kishte paralajmëruar po proteston në këto momente kundër konstituivit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Mbledhja do të mbahet pas pak momentesh në ambientet e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës.
Ndërkohë që mësohet edhe emri i kryetares së Këshillit Bashkiak.
Ajo do jetë Brisela Truma Kadija.