Kryesore Tension në Shkodër, protestuesit përplasen me Policinë

Tension në Shkodër, protestuesit përplasen me Policinë

Situata në Shkodër është tensionuar. Protestuesit janë konfrontuar me Policinë, ndërsa kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme, atje ku po mbahet mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Protestuesit kanë hedhur edhe shishe ndaj policisë, ndërkohë që vijon normalisht mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës për të zgjedhur fillimisht kryetarin dhe sekretarin e këshillit e më pas zëvendësit e tyre.