Personi që ka kryer transplantin e parë të zemrës së një derri, rezulton se është i dënuar.
Ai ka qëlluar dikë shtatë herë me thikë duke e lënë të paralizuar.
Davit Bennett, 57 vjeç, u dënua në 1988 se qëlloi me thikë Edward Shumaker, tregon motra e tij.
Leslie Shumaker Downey thotë se i vëllai vdiq në 2007, nga një komplikacion i medikamenteve që lidhen me sulmin ndaj tij.
Ekipi mjekësor që realizoi transplantin thonë se e kaluara kriminale nuk është kurrë arsye për të refuzuar trajtimin mjekësor.
Sulmi me thikë erdhi për arsye xhelozie pasi bashkëshortja e Bennett ishte ulur në prehrin e Shumaker. Për këtë ai u dënua me 10 vjet burg.
Bennett po riaftësohet pas një operacioni eksperimental që zgjati 7 orë. Transplanti konsiderohej shpresa e tij e fundit edhe pse nuk dihet se sa janë mundësitë që të ketë jetëgjatësi.
Operacioni i pazakontë
Organi i kafshës, të cilin mjekët e kishte modifikuar fillimisht gjenetikisht, iu transplantua 57-vjeçarit David Bennett. Bennett vuan nga një sëmundje zemre që i kërcënon jetën dhe kishte vetëm dy mundësi: vdekjen ose zemrën e një derri.
Tri ditë pas operacionit ekipi e quajti operacionin si sukses, megjithëse është ende herët për të bërë një vlerësim përfundimtar. Nëse procedura do të jetë përfundimisht e suksesshme, atëherë në të ardhmen për transplantime mund të përdoren në parim pa kufizime organe të modifikuara kafshësh.
Kjo është e rëndësishme për pacientët që kanë nevojë për transplantime, theksoi Muhammed Mohi’uddin, drejtor shkencor i programit të transplantimeve në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Maryland.