Prokurori Adnan Xholi është kandidatura e parë zyrtare për kreun e SPAK në vend të Arben Krajës të cilit i mbaron mandati.
Bëhet me dije se Xholi ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar. Adnan Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.
Afati maksimal për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022.
Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.