Zbulohet një planet i ri, shumë i ngjashëm me Tokën, dhe ndodhet vetëm 19 vite dritë larg nesh.
Do të shërbejë mbi të gjitha si një laborator për kërkimet në jetën jashtëtokësore, duke ardhur kështu në ndihmë për testimin e hipotezave të reja falë karakteristikave ideale.
Është planeti HD 20794 d, pak më i madh se Toka, orbiton rreth një ylli të ngjashëm me Diellin, dhe rrotullimin e kryen në 647 ditë.
Teleskopë të ndryshëm kanë vrojtuar këtë trup qiellor gjatë 20 viteve të fundit, dhe tashmë zbulimi dhe rezultatet janë publikuar në revistën Astronomy and Astrophysics nga një grup pune ndërkombëtar.
Sipas tyre, ajo që e bën ekstremisht interesant dhe te volitshëm për testime këtë planet, është pozicioni që ka që hyn në karakteristikat e zonës së banueshme, pra që mund të ekzistojë ujë në gjendje të lëngshme, kusht i nevojshëm për zhvillimin e jetës siç ne e njohim.