Pas 51-vjetësh, përkthyesit e kodeve, kanë zbuluar mesazhin pas një shifre me 340 karaktere. Kodi u zbërthye nga tre persona, në SHBA, Belgjikë dhe Australi.
“Zodiac”, i cili nuk u kap kurrë nga policia, kreu 5 vrasje në fund të viteve 1960.
“Shpresoj se po kënaqeni duke u përpjekur të më kapni. Nuk kam frikë nga dhoma e gazit, sepse do të më çojë shumë shpejt në parajsë, pasi tashmë kam mjaftueshëm skllevër që punojnë për mua”, – ishte ajo çka shkruhej nëpërmjet kodeve.
Në të nuk kishte detaje rreth identitetit të vërtetë të vrasësit. David Oranchak tha se e zbërtheu kodin me ndihmën e matematicienit Sam Balek dhe menaxherit Jarl Van Eycke.
Sipas Oranchak, Zodiac, me këtë mesazh ka kërkuar vëmendje. Menjëherë pas zbërthimit të kodit, FBI ka thënë se po vazhdon të kërkojë drejtësi për personat që u vranë.
Dy kode të tjera mbeten për t’u deshifruar nga ekspertët. Një prej tyre dyshohet se mban emrin e vërtetë të Zodiac-ut.
Vrasjet seriale filluan në dhjetor të 1968 dhe vazhduan deri në vitin 1969.
Vrasësi, përmes letrave që çonte nëpër gazeta, pretendonte të kishte vrarë 37 persona në total. Vrasjet frymëzuan Hollywoodin, duke realizuar për Zodiac-un disa filma.