Arkeologët në Meksikë raportojnë se kanë zbuluar një ndërtesë të rrallë e cila dyshohet se i përket kohës së aztekëve. Bëhet fjalë për një sauna natyrore që u gjet nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë në zonën e La Merced në Mexico City.
Dhoma mendohet të jetë përdorur nga paraardhësit si vend për të purifikuar trupin, por edhe për qëllime mjekësore dhe lindjen e fëmijëve.
Gjatë gërmimeve është zbuluar dhe një shtëpi koloniale dhe një vend përpunimi lëkurësh që mendohet se iu përkisnin shtresave të larta të shoqërisë mes viteve 1521 dhe 1620.