Aktualitet Zbulohet shkaku i sherrit mes aktorëve: Flet Ledio Lako

Zbulohet shkaku i sherrit mes aktorëve: Flet Ledio Lako

Ditën e djeshme, aktorët Gentian Hazizi dhe Ledio Lako u konfrontuan fizikisht, aq sa u desh ndërhyrja e policisë për t’i ndalur. Ngjarja ndodhi në afërsi të bulevardit “Gjergj Fishta”, por sipas Lakos çfarë ndodhi ishte vetëm një sherr banal.

Në një intervistë për Panorama.al, aktori i humorit është shprehur se gjithçka ndodhi pas provave në Teatër, duke e quajtur “konflikt trotuareskt që ka përfunduar në rrena”.

“Sherr artistësh, për çfarë do zihemi tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty…”- u shpreh aktori.

Ndryshe nga çfarë u përfol, Ledio Lako mohoi të jenë përdorur sende të forta nga palët dhe tha se ka patur thjesht goditje me duar.

“Me shpulla jemi goditur. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë.”

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe një person i tretë që sipas Lakos ishte mik i Gentian Hazizajt, i cili dashur pa dashur u përfshi në konfliktin mes të dyve.

Nga ana tjetër, Gentian Hazizi zgjodhi të mos e komentojë sherrin me kolegun e tij, duke thënë se “nuk ka asgjë për të thënë”.