Kryesore Zbulohet urimi i Edi Ramës për presidentin Donald Trump

Zbulohet urimi i Edi Ramës për presidentin Donald Trump

Sekretari i ri i Shtetit në Departamentin e Drejtësisë Amerikane, Jeff Sessions ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij shqiptar, Petrit Vasili.

Lajmi u publikua sot në disa media, ku letra në fjalë cilësohej si e para e mbërritur nga një anëtar i qeverisë shqiptare në adresë të administratës së re “Trump”.

Por JavaNews ka arritur të sigurojë faksimilet e dy letrave të urimit që i japin fund debatit nëse kryeministri Rama e ka uruar apo jo presidentin e ri të SHBA-ve. Mesazhi mban datën 20 Janar 2017, ditën e betimit të Donald Trump dhe ceremonisë madhështore në Uashington.
“Është një rast i shkëlqyer për mua që në emër të Qeverisë shqiptare t’ju transmetoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë” – shkruan Edi Rama ndër të tjera në adresë të presidentit Trump.

Gjithashtu edhe ministri Ditmir Bushati, përmes një letre urimi, i është drejtuar Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson.

Letra e ministrit të Jashtëm mban datën 2 shkurt. Kjo, pasi Sekretari amerikan i Shtetit u betua në fillim të këtij muaji pasi mori aprovimin e Senatit me 56 vota pro. / JavaNews.al