Bota Zbulohet videoja e re të tragjedisë në Iran, aeroplani u godit nga...

Zbulohet videoja e re të tragjedisë në Iran, aeroplani u godit nga dy raketa

Gazeta amerikane New York Times ka shpërndarë një video ku shihen momentet e fundit të aeroplanit ukrainas të goditur nga ushtria iraniane, që shkaktoi 176 viktima.

Risia e videos, që mund të ndryshojë pjesërisht versionin e dhënë nga autoritetet iraniane për tragjedinë, është ekzistenca e dy raketave kundërajrore që godasin mjetin, me distancë 30 sekonda njëra nga tjetra.

Sipas New York Times, raketat janë nisur nga një bazë ushtarake rreth 12 kilometra larg nga mjeti Boeing 737-800.