Përveç që kanë lindur gjatë muajit më festiv të vitit, ka edhe shumë më tepër gjëra të cilat të lindurit e dhjetorit janë bekuar.
Sipas një studimi, të lindurit në muajin dhjetor kanë avantazhe të shumëfishta ndaj pjesës tjetër dhe priren të jetojnë një jetë më të gjatë dhe më të lumtur
Studimi u krye për të zbuluar nëse ekziston një marrëdhënie midis jetëgjatësisë dhe sezonit të lindjes dhe rezultatet sollën një lajm të mirë për njerëzit e lindur në dhjetor. Sipas të dhënave, shumica e njerëzve që jetojnë më shumë se 100 vjet, kanë lindur në muajin e fundit të vitit. Pra, nëse jeni një fëmijë i muajit dhjetori, ose keni një fëmijë që ka lindur në dhjetor, dijeni që ju (ose ata) do të jetojnë për një kohë të gjatë.
Dhe, nëse po pyesni veten se cila është arsyeja që qëndron pas kësaj, ne kemi përgjigjen. Sipas një studimi tjetër, njerëzit e lindur në dhjetor flenë më mirë dhe më lehtë në krahasim më të tjerët.
Gjithashtu foshnjat e muajit dhjetor kanë më pak shanse të vuajnë nga një sulm kardiovaskular ose ndonjë problem tjetër i lidhur me zemrën. Duket sikur të lindësh në dhjetor është sikur ke fituar çmimin e parë.
Më poshtë do të gjeni disa karakteristika që i bën ata të jenë njerëz shumë të pëlqyer dhe të veçantë në të njëjtën kohë.
Janë shumë besnikë
Në momentin që bien në dashuri me një person, besnikëria e tyre nuk njeh kufij. Ata do të luftojnë për ty, do të qëndrojnë pranë teje në çdo moment dhe mund të mbështetesh lehtësisht tek ta në të mirë e në të keq.
Do të nxjerrin në pah anën tënde më të çmendur
Njerëzit e lindur në dhjetor provojnë gjithmonë gjëra të reja dhe mund të jenë ndër të vetmit që do të pranojnë të shkojnë me ty në një aventurë të çmendur. Nuk mund të mërzitesh asnjëherë me një person të lindur në dhjetor.
Kanë shumë sens humori
Personat e lindur në dhjetor kanë sens humori dhe mund të gjejnë diçka komike edhe në një situatë shumë serioze. Ndiheni të trishtuar? Duhet thjesht të thërrisni një mikun tuaj të lindur në dhjetor për të ndryshuar të gjithë gjendjen.
Janë të zgjuar dhe intelektualë
Ata besojnë në shprehjen “dija është kudo” dhe ata dëshirojnë vazhdimisht të mësojnë diçka të re. Njerëzit e lindur në dhjetor janë shumë filozofik, intelektual dhe janë si një bankë e mbushur me ide kreative.
Punojnë shumë fort
Personat që lindin në dhjetor punojnë shumë fort. Nëse vendosin një qëllim në vetvete, do ta arrijnë me çdo kusht.