Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern deklaroi se në vendin e saj nuk ka asnjë rast transmetimi të infeksioneve që nuk është zbuluar dhe se me këtë fakt është “fituar një betejë”.
Zelanda e Re pritet që të heqë disa masa izolimi dhe të ulë nivelin e alarmit në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë Ashley Bloomfield tha se kombi arriti “qëllimin e eliminimit”.
Ai shpjegoi se kjo nuk do të thotë që nuk ka më asnjë rast, por ekspertët e dinë tashmë se nga vijnë ato.
Gjatë orëve të fundit, në Zelandë është raportuar vetëm një rast i ri me Covid-19 dhe një viktimë. Në total atje ka pasur 1 500 raste dhe rreth 80 përqind e tyre janë shëruar.
Ndërkohë 19 persona kanë ndërruar jetë për shkak të sëmundjes.