Aktualitet 70-vjeçari shërohet pas 4 javësh në terapi intensive

70-vjeçari shërohet pas 4 javësh në terapi intensive

Shqipëria numëron më shumë të shëruar se sa të infektuar aktivë. Vetëm dje u njoftua se shtatë persona e kaluan sëmundjen.

Një tjetër lajm i mirë vjen sot nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bën të ditur se është shëruar një 70-vjeçar nga Kruja, i cili kishte 4 javë në terapi intensive.

“Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi”, shkruan ministrja.

Mësohet se deri më tani, janë 30 pacientë që janë trajtuar në terapi intensive në Spitalin Infektiv dhe që e kanë fituar betejën me sëmundjen.