Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi liderët Perëndimorë se Rusia do të shënjestronte edhe vendet e tyre nëse nuk ndalohej në Ukrainë.
Në një takim me disa prej drejtuesve të shteteve perëndimore, të organizuar nga Kryeministri Britanik, Boris Johnson, Zelensky tha: “Mund ta ndalim Rusinë, mund të ndalim vrasjen e njerëzve. Do të jetë më e lehtë nëse e bëjmë bashkë, të ndalojmë shkatërrimin e demokracisë dhe ta ndalojmë tani, në vendin tonë. Përndryshe, ata do të vijnë te ju”.
Në takimin virtual ishin të pranishëm edhe liderët e Danimarkës, Finlandës, Estonisë, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Holandës, Suedisë dhe Norvegjisë. “Nëse Ukraina nuk qëndron, gjithçka do të përkeqësohet edhe për ju. Prandaj ndihmoni veten, duke na ndihmuar ne”.