Extra Kulla Eiffel bëhet më e lartë

Kulla Eiffel bëhet më e lartë

Kulla Eiffel tashmë është 6 metra më e lartë nga sa ishte deri tani. Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, tashmë është 330 metra e lartë, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike.

Gjatë ndërtimit të saj, kulla Eiffel kaloi Monumentin e Uashingtonit duke u bërë struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu, titull që e mbajti për katër dekada, dhe që ia mori godina “Chrysler” e ndërtuar në Nju-Jork në vitin 1929.

Kulla e gjitha prej hekuri është ndër atraksionet turistike më të vizituara në botë, sipas TripAdvisor.

Aty janë instaluar antena transmetimi prej më shumë se 100 vitesh, çka ka bërë që lartësia e saj zyrtare të ndryshojë disa herë.

Antena më e fundit u vendos me helikopter, në një operacion që zgjati më pak se 10 minuta.