Sadio Mane ka kaluar zyrtarisht nga Liverpool-i te Bayern-i sot. Lojtari i kombëtares senegaleze ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin e Mynihut dhe të bëhet një nga lojtarët më të paguar në Bundesligë.
Mediat shkruajnë se paga e tij vjetore do të jetë rreth 13 milionë euro.
Por ç’bën ai me këto “para me thasë”?
Ai i shpenzon ato jo si shumë yje futbolli, në jetë luksi e tekash qejfi. Mane është nga Bambali, një fshat i varfër me disa mijëra banorë, për të cilin kontribuon që të jetojë sa mirë.
Ai ka ndërtuar një shkollë fillore për 250 mijë euro dhe me gati 550 mijë euro ka financuar ndërtimin e një spitali së bashku me pajisjet.
Për shkak të tij, vendasit kanë akses në internet 4G, kanë një zyrë postare dhe një pikë karburanti. Secilës familje i jep nga 70 euro në muaj, që për standardet vendore është jo pak, kurse për fëmijët ka siguruar veshje falas.
E gjitha kjo është shprehje e besimit të tij si musliman. Ai madje e ka shprehur kredon e tij sportive, e cila bazohet te si mënyrë për të bërë mirë, për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve.
Mane u soll nga Metz-in në Evropë kur ishte 19 vjeç.
Një vit më vonë, ai u shit te Salzburgu për 4 milionë euro dhe atje shënoi 45 gola në 87 ndeshje me 32 asistime.
Në verën e vitit 2014, ai shkoi te Southampton për 23 milionë euro, i cili më pas e shiti te Liverpool në vitin 2016 për 42 milionë euro.
Sipas mediave britanike, Bayern pagoi 40 milionë euro për sulmuesin, ndërsa do t’i paguajë lojtarit 13 milionë euro në sezon.
Mane ka luajtur 269 ndeshje me Liverpool, duke shënuar 120 gola. Me skuadrën angleze ai fitoi titullin kampion në vitin 2020 dhe Champions League në vitin 2019. Me Senegalin ka realizuar 31 gola në 89 ndeshje.