Ermira Qose, një ndër firmëtaret anti-Basha, pjesë e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që muaj më parë kërkuan dorëheqjen e kreut demokrat pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e ka shprehur me anë të një fotoje e diciture shoqëruese, padakortësinë e saj, e me gjasë të grupimit së cilit i përket, të një aleance PD-LSI në protestën e 27 janarit e më tej, në të gjithë aksionin opozitar.
“ka 1 mije arsye per te protestu ndaj qeverise, po a mund te jete alternativa kjo?!”, shkruan Qose, ku nënteksti dhe mesazhi është i qartë: Jo LSI-së!
Është një pjesë demokratësh të cilët nuk e pranojnë faktin që partia e tyre do jetë krahëqafë LSI-së, kundër PS-së. Ata e shohin këtë forcë të drejtuar sot nga Kryemadhi dhe dje nga Meta, si varrmihësen e saj kur qe ne pushtet, si shkakun kryesor të gremisjes…në opozitë.