Aktualitet E vërteta e largimit të Henri Çilit nga administrimi i Universitetit Europian...

E vërteta e largimit të Henri Çilit nga administrimi i Universitetit Europian të Tiranës

Henri Çili, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka lajmëruar se që prej këtij muaji, ai nuk është më administrator i Universitetit Europian të Tiranës.

Arsyeja e këtij largimi, sipas Çilit, është se atij i ka mbaruar mandati, i përcaktuar në statutin e këtij Universiteti.

Vendin e Çilit e ka zënë, Arbi Agalliu, i cili do të jetë administratori i ri i këtij Universiteti.

Ndërkohë Çili vazhdon të jetë themeluesi i institutit “Pashko”.

Ky largim de jure i Çilit, lë dyshime mbi largimin e tij de facto, që nga momenti që Henri Çili është aksioneri i vetëm i universitetit të tij.