Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Paraardhësi i Arta Markut po hetohet nga Krimet e Rënda që prej marsit 2018 për katër vepra penale, mes të cilave “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim të parave”.
Vendimi i prokurorisë për shtyrje të hetimit nuk është pritur mirë nga ish-kryeprokurori, i cili e ka kundërshtuar atë në Gjykatën e Krimeve.