Aktualitet Zgjatet viza për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar

Zgjatet viza për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar

Qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të “shpërthimit” të koronavirusit, do t’ju shtyhet viza.

Sipas Ministrisë së Jashtme, zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të izolimit apo vetë-izolimit.

“Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme”, shkruan më tej Ministria e Jashtme.

Njoftimi:

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

-Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.

-Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

-Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë 🆘 duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19🦠, përmes adresës 📧 [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.